Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një pjesë e konsiderueshme e zonave të Dukagjinit janë të izoluar nga dëbora dhe po vuajnë mungesën e energjisë elektrike. Punonjës i administratës së zonave të mbrojtura, Nard Polia, tha në një komunikim të drejtpërdrejtë në studion e Ora News, se edhe pse po punohet për të risjellë energjinë, deri me tani nuk është arritur asgjë. Ndërkohë, sa i përket rrugëve, ato janë bllokuar dhe trashësia e borës shkon deri në 50 cm. Me mungesë energjie dhe izolim nga dëbora, përballen edhe banorët e Shllakut në bashkinë e Vaut të Dejës.
Qindra banorë të Malësisë së Dukagjinit, prej gjashtë ditësh nuk kanë energji elektrike, dhe sikur të mos mjaftonte kjo, janë të bllokuar si pasojë e reshjeve të dëborës. Nard Polia, punonjës i administratës së zonave të mbrojtura, tha në një komunikim me Ora News se situata është problematike dhe nuk ka shenja për përmirësim.
Polia: Sot kemi pasur reshje dëbore, tani ka shi. Gjendja nuk është e mirë pasi nuk kemi drita. Është e 6 ditë sot që punojnë në fshatrat e Thethit dhe Dukagjinit. Nuk kemi arritur që të na vijnë dritat. Për momentin jemi komplet të bllokuar edhe nga rruga. Në fshat ka rreth 20 cm borë, kurse sipër lart është rreth 60-70 cm borë.
Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/dukagjini-6-dite-pa-energji-elektrike