Vijon mbjellja e pemëve në Tiranë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-09

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mënyra më e mirë për të parandaluar erozionin dhe përmbytjet nga shirat e rrëmbyer, është mbjellja e pemëve. Bashkia e Tiranës po vijon me projektin e mbjelljes së pemëve, si masë për të shmangur fatkeqësitë natyrore. Pjesës jugore të Unazës së Madhe i janë shtuar edhe 200 pemë të tjera, duke i dhënë formë projektit te Pyllit Orbital te Tiranës.



?Siç e keni parë, në shumë zona rurale, nga përmbytjet dhe shirat e fundit, kanë rrëshqitur kodrat, aty ku është prerë një pemë, aty ku janë hequr shkurret, aty ku është zhdukur bimësia dhe një pjesë e madhe e erozionit në zonat rurale shkaktohet nga tahmaja për të prerë pemët. Pra, për të zgjidhur punë për një orë, shkatërrojmë punën e një jete. Ndaj, dua t?i ftoj gjithë qytetarët, nuk ka nevojë të bëhemi gjithologë, kush do të bëjë diçka konkrete mjafton të mbjellë një pemë, një shkurre, mjafton të mos presë ato që ekzistojnë dhe vetëm kështu mundohemi t?i kompensojmë natyrës dëmin që i kemi bërë gjithë këto vite.?



Veliaj nënvizoi se Bashkia e Tiranës do të vazhdojë gjatë gjithë periudhës së dimrit, deri në pranverë, me mbjelljen e pemëve, ndërsa theksoi se në pyllëzimin e gjelbërimin e Tiranës mund të kontribuoje kushdo.



?Ndoshta jo të gjithëve na jepet shansi që të shërbejmë dhe të jemi administratorë njësish apo të kemi në dorë gjëra të mëdha, por gjërat e vogla i kemi vetë në dorë. I ftoj të gjithë administratorët e pallateve, ndërlidhësit e njësive administrative, nëse gjejnë qoftë edhe 1 m2 bosh ku mund të mbjellin një pemë, le ta bëjnë këtë, sepse është mënyra më e mirë sesi secili i kthen kusurin natyrës për të gjitha padrejtësitë që i kemi bërë gjatë gjithë kësaj kohe. Ne do të vazhdojmë gjatë gjithë stinës së dimrit, edhe në janar, shkurt dhe mars, që të sigurohemi që maksimizojmë kohën e mbjelljeve. Ndaj, kush e ndjen për Shqipërinë, për Tiranën, për vendin e tij, le të japë një kontribut konkret, ose të mbjellë një pemë, ose të na e dhurojë që ta mbjellim ne.?



Kryebashkiaku falenderoi individët dhe bizneset qe janë bere pjese e projektit per mbjelljen e pemëve.

Share This Video


Download

  
Report form