Vijon mbjellja e kanabisit, 14 raste të identifikuara gjatë 2019-ës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-06-04

Views 1

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV ?Në vitin 2018 qeveria e shpalli përfundimisht të fituar luftën më kanabisin. Por gjatë këtij viti vihet re një tendencë për kultivim masiv në disa zona të vendit.?Megjithëse kushtet e motit me temperatura të ulëta nuk kanë qenë në favor të trafikantëve, gjatë 5 mujorit të parë të 2019-ës, kur është edhe faza e parë e kultivimit, policia ka evidentuar 14 raste.Sipas të dhënave zyrtare në periudhën Janar-Maj, uniformat blu kanë asgjësuar 12.186 kubik te kultivuar me fara kanabisi.Deri më tani policia ka zhvilluar rreth 44 mijë kontrolle e rikontrolle të mjediseve të cilësuara me risk, si sera, tunele, depo, ish godina e reparte ushtarake, por edhe në tokë të hapur.Zonat më problematike ku janë konstatuar edhe rastet janë Lezha, Shkodra, Vlora, Tepelena, Kruja dhe Librazhdi.Edhe këtë vit territori shqiptar dhe veçanërisht zonat e thella do të monitorohen nga ajri nga një avion i Guarda Di Financas italiane.Ndërkohë gjatë mbledhjes së task-forcës qendrore ministri i brendshëm Sandër Lleshaj u dha ultimatum të gjithë zyrtarëve të lartë të policisë datën 15 qershor për eliminimin e kanabisit në gjithë territorin e vendit.?Çdo bimë që kapet para datës 15 qershor është detyrë e juaja, çdo gjë që kapet pas datës 15 qershor është përgjegjësia juaj,? ishte mesazhi i Lleshajt për uniformat blu.

Share This Video


Download

  
Report form