Kryeministri Edi Rama megjithëse është shfaqur në terren duke nisur nga Kamza, Fushë Kruja, Vlora, Fieri dhe mesditën e të dielës në Berat, është mirëinformuar edhe për aktivitetin e kreut të opozitës Lulzim Basha.
Ajo që bie në sy, është fakti se në harkun kohor të 24 orëve kryeministri krahas shqetësimit për situatën nuk ka harruar të falënderoje rivalin polik Lulzim Basha. Falenderimi i parë lidhej me mundësinë që opozita i dha kabinetit qeveritar duke u tërhequr nga diskutimet e buxhetin e në sallën e parlamentit.
Këtë falënderim Rama ia adresojë Bashës, pasi opozita me atë vendim i dha kohë ministrave të dilnin në terren.
Ndërkohë që shefi opozitës sapo kishte përfunduar vizitën para kamerave në Darëzezë të Fierit, kryeministri me shpejtësi do të shkruante në Facebook 44 fjalë që përcillnin falenderimin për Bashën. ?Gjithkush prej nesh mund të bëjë punë të mira dhe kur dikush e bën një punë të mirë, sado e vogël a e madhe qoftë, duhet falenderuar e respektuar për atë punë, pavarësisht nëse në jetën e përditshme mendojmë njësoj a mendojmë krejt ndryshe? shkruante Rama në postimin e tij shoqëruar me një foto të Bashës.