Report TV - Nikolla: Të hënën rifillon mësimi, pezullimi vetëm në 27 shkolla

Report TV 2018-05-09

Views 1

Pas ndërprerjes dy ditore për shkak të motit të keq, mësimi do të nisë nesër në pjesën më të madhe të shkollave të vendit.

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla u shpreh sot se mësimi do rinisë të hënën, pasi parashikimet e motit dhe situata e përmbytjeve flet për një përmirësim të ndjeshëm. Nikolla tha se 27 shkolla në zonat e prekura nga përmbytjet, si Vlorë, Fier dhe Kamëz, nuk do të zhvillojnë mësim. Sipas saj, mësimi në këto shkolla do pezullohet për pesë ditë. "Si rezultat i masave të marra, është bërë e mundur që mësimi të rifillojë nesër, ditën e hënë, 4 dhjetor", tha Nikolla. "Por, numri i shkollave me probleme janë vetëm 27, ku nuk do rifillojë mësimi", shtoi ajo.
Ndër shkollat ku nuk do zhvillohet mësim nesër janë 5 në Vlorë, 2 në Kamëz, tre në Dibër, dy në Kukës dhe një shkollë në Krujë. Ndërsa për shkollat e tjera, mësimi do të vijojë normalisht ditën e nesërme, pas pezullimit dyditor për shkak të përmbytjeve masive. Ministrja sqaron se orët e mësimit do të kompensohen. Për mësuesit e shkollave të dëmtuara, Nikolla bën apel të angazhohen në ndihmë të banorëve.

Share This Video


Download

  
Report form