Moti në vend paraqitet i qendrueshëm. Meterologia Adiola Bani për Report Tv thotë se në ditën e hënë dhe të martë do të ketë një rikthim të reshjeve, por situata nuk do jetë problematike. Një mot i tillë do të na shoqërojë deri në fund të janarit.
?Dita e sotme dhe dita e nesërme, paraqiten kryesisht të qëndrueshme, pasi do të kemi vranësira kalimtare. Kthjellimet më të dendura paraqiten kryesisht në rajonin Juglindor dhe në zonat lindore ku do të kemi dhe reshje të pakta dëbore. Nuk do të jenë me intesitet të lartë, por reshjet e dëborës do të paraqiten në zonat juglindore, pasi Ballkani kryesisht Greqia, Maqedonia, Bullgaria paraqiten me reshje të dendura dëbore, kështu që do të prekin edhe zonat julgindore dhe lindore të vendit tonë. Për sa i përket vlerave termike nuk do të kemi ndonjë ndryshim pasi ngelim në vlerat tipike të dimrit, në zonat malore -5 ose -6 gradë celcius, ka patur një rënie të lehtë sot në mëngjes, ndërsa mesdita do të jetë në vlera më larta, pasi kemi në zonat bregdetare 12 gradë celcius. Sa i përket ditëve në vijim pritet të kemi reshje të dendura shiu dhe dëbore në zonat malore, por jo me intesitet të lartë. Sa i përket muajit shkurt pritet të jetë një muaj me vlerat tipike të dimrit, ndërsa sa i përket reshjeve situata është e paqëndyeshme,? tha për Report Tv meterologia Adiola Bani.