URA VAJGURORE - Kryeministri Edi Rama ka inspektuar këtë të diel situatën në Urën Vajgurore të qarkut të Beratit. Gjatë takimit me banorë të zonës, ata e kanë falenderuar për investimet e bëra, falë të cilave u mbrojtën nga dalja e lumit. "Në Urën Vajgurore ku falë investimeve të kryera për mbrojtjen nga lumi, banesat e fushat bujqesore që përmbyteshin çdo dimër dhe kaluan një situatë katastrofike në 2015, këtë herë nuk janë prekur megjithëse prurjet e lumit kanë qenë më të larta?, shkruan kryeministri Rama teksa përcjell pamje nga takimi.
Pasi ka takuar disa prej banorëve të zonës, këta të fundit i kanë shprehur mirënjohjen qeverisë qendrore dhe asaj lokale. Një nga banorët i ka puthur dorën kryeministrit Rama. Në këtë momente, banorët janë përqafuar me kryetaren e bashkisë, Juliana Memaj, e cila nuk i mbajtur dot emocionet dhe është përlotur. "Faleminderit nga ju dhe kryetarja që na ndejti tërë natën?, është shprehur njëra nga gratë e pranishme.