Shërbimet e Policisë Fier në bashkëpunim me repartin special ?Delta? bënë të mundur evakuimin dhe shpëtimin e një familjeje me tre persona në fshatin Ferras të cilët ishin në rrezik për jetën si pasojë e prurjeve të mëdha të lumit Vjosë ku uji kishte hyrë në banesën e tyre.
Ndërhyrja e autoriteteve erdhi pas pasqyrimit të situatës së rëndë paraditen e sotme nga Report Tv që solli gjendjen pas një udhëtimi me gomone. Po në fshatin Ferras një mjet që ishte bllokuar në rrugën nacionale është zhbllokuar pas ndërhyrjes së forcave të ndihmës nga Kosova. Në makine ishte drejtuesi me babanë e tij.