Report TV - Fier,Report Tv me gomone në fshatin Ferras, gjithçka nën ujë

Report TV 2018-05-09

Views 1

Një pjesë e Fierit dhe Vlorës ndodhet nën ujë nga përmbytjet pas daljes së Vjosës nga shtrati. Report Tv ishte në fshatin Ferras për të ndjekur nga afër situatën e rëndë, ndërsa gazetari Driçim Çaka raportoi mbi gomone duke treguar gjendjen e vështirë.
Sikur duket nga pamjet e Report Tv fshati Ferras ndodhet nën ujë, ndërsa banorët janë në katet e sipërme të banesave të tyre, pasi uji arrin mbi 2 metra. Banorët shprehen se kanë refuzuar të largoheshin nga banesat.

Ata presin që të largohen ujërat duke mos pranuar që të braktisnin banesat, ndërsa shprehen se është hera e tretë që kalojnë përmbytje. Banorët e prisnin këtë gjendje duke marrë masat për sigurimin e ushqimeve për disa ditë deri në kthimin e normalitetit. ?Kemi mjaftueshëm ushqime për disa ditë? shprehen ata për Report Tv.

Share This Video


Download

  
Report form