Ndryshe nga ç?jemi mësuar ta shikojmë, pedagogia Iris Luarasi ishte sot në ?Rudina?, në një rrëfim ndryshe.
Luarasi foli për familjen ndërkohë që tha se shpenzon kohë cilësore me fëmijët e saj në udhëtime.
?Noa është tashmë 13 vjeç e gjysmë dhe është më i gjatë se unë. Ndërkohë Eshli është 10 vjeç dhe është dashuria e familjes se është me e vogla. Ne na pëlqen të udhëtojmë shumë bashkë dhe me fëmijët kemi udhëtuiar që kur ata kanë qenë bebe. Udhëtimet janë pjesa më cilësore e jetës tonë dhe ne bëjmë jashtëzakonisht shumë udhëtime. Është e vetmja kohë cilësore me fëmijët. Kur mësova se isha shtatzënë me Noan thash: Uaa çfarë tmerri. Ne sapo ishim martuar dhe nuk patëm fare kohë ta shijonim si çift i ri pa angazhime. Kjo më zgjati si histori nja një javë dhe pastaj thash nuk ka asnjë lloj problemi, ne gjërat që do ti bënim të dy tani mund ti bëjmë të tre. Unë Noan e kam patur në gji 11 muaj dhe ka udhëtuar me ne 2-3 herë në muaj. Vinte me ne gjithandej?, tha Luarasi.