Lumenjtë e mëdhenj kanë nisur të dalin nga shtretërit dhe të vërshojnë, duke marrë para çdo gjë. Situata është përkeqësuar më shumë në të gjithë vendin, ku pothuajse gjithçka ndodhet nën pushtetin e ujit.
E tillë paraqitet situata dhe në Sukth, ku Lumi Erzen ka dalë nga shtrati dhe ka vërshuar nëpër banesa, duke mbuluar çdo gjë, pemë e shtëpi. Qytetarët kanë sjellë në Report Tv foto dhe video, që tregojnë situatën dramatike, e cila rrezikon shumë banorë.