Pas përmbytjeve të natës së kaluar në autostradën Durrës-Tiranë, Prokuroria e Tiranës pritet të nisë hetime ndaj disa bizneseve për dëmtim të kanaleve kulluese.
Prokurori Ervin Karanxha paralajmëroi sot Vora se organi i akuzës do kryejë hetime. "Do verifikohet nëse ka element të veprës penale që shkaktuan përmbytjet. Do verifikohen ndërtimet pa leje, bizneset dhe bllokimi i kanaleve kulluese. Kemi marrë denoncimet e bizneseve dhe banorëve, po bëjmë verifikimet tona. Qytetarët nëse kanë pretendime të bëjnë kallëzim në Prokurorinë e Tiranës".
Medohet se dëmtimi i kanaleve kulluese të ketë dëmtuar këtë aks, çka bëri që një natë më parë të bllokohet nga përmbytjet. Nga ana tjetër qytetarët kanë denoncuar se bllokimin e kanaleve kulluese përgjatë autostradës erdhi pas vendosjes së palmave dy vite më parë.