Xhafaj del ne terren, shikon nga afer problemet ne autostraden Tirane – Durres

RTV KLAN 2018-05-09

Views 0

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka inspektuar në terren situatën e krijuar për shkak të motit të keq në autostradën Tiranë - Durrës. Xhafaj shoqërohet nga disa zyrtarë të tjerë të Policisë së Tiranës dhe Ministrisë së Brendshme. Ministri i Brendshëm ka biseduar me disa nga banorët të cilëve u janë dëmtuar shtëpitë dhe bizneset për shkak të përmbytjeve.
Ai u ofroi ndihmë personalisht disa qytetarëve duke u dhënë numrin e tij të telefonit për të kontaktuar nëse problemet e tyre nuk gjejnë zgjidhje.
Ministri Xhafaj u kërkoi punonjësve të policisë që të mos largohen nga autostrada Tiranë-Durrës deri sa të largohen të gjitha makinat e qytetarëve që janë bllokuar që mbrëmë. Largimi i automjeteve do të bëhet me karroatrecët e shtetit dhe shpenzimet do të mbulohen nga qeveria, si dhe u ka kërkuar largimin sa më parë të karroatrecëve privatë.

Share This Video


Download

  
Report form