Autostrada Tiranë - Durres, Xhafaj zbret në terren, policia në dispozicion të qytetarëve

Report TV 2018-05-09

Views 0

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka zbritur në terren dhe ka inspektuar situatën e përmbytjeve në autostradën Durrës-Tiranë, në zonën e Vorës, ku ndodhen dhjetëra automjete të dëmtuara nga uji niveli i të cilit arriti 1.5 m.

"Policët që kemi i kemi të gjithë në dispozicion, e gjithë policia është në situatë të jashtëzakonshme që nga mbrëmje e djeshme. Së pari, të jemi shumë të kujdeshëm që mjeteve të dënmtuara nga natyra, të mos dëmtohen nga faktorë të tjerë të jashtëm, të jenë prezentë drejtuesit e automjeteve kur të largohen me karroatrec, policia do t'i sistemojë diku, për t'i ruajtur dhe për të normalizuar këtë situatë".

I pyetur se kur do të rinisë qarkullimi i automjeteve nga Durrësi në drejtim të Tiranës, Xhafaj tha se do jetë gati sapo të lirohet nga automjetet.

Share This Video


Download

  
Report form