Frika nga përmbytjet nga moti i përkeqësuar dhe reshjet e pritshme deri në përmbytje në Vlorë, kanë bërë që qytetarët të marrin masat e para nga vetë. Ata kanë nisur vendosjen e thasëve para dyerve të bizneseve dhe banesave.
Sipas tyre problematike mbetet pastrimi i kanaleve të ujërave të larta, një problematikë që ka sjellë përmbytje edhe në vitet e shkuara. Vendosja e masave parandaluese është vetëm fillimi i një serë masash pas apelit të bërë për shkak të përmbytjeve të pritshme.
Qytetarët kërkojnë që vëmendja të jetë maksimale nga institucionet për shkak se vitet e tjera kanë qenë jo pak problematike. Vlora mbetet një nga qarqet më shumë të rrezikuara nga situatat e pritshme nga reshjet, ndërsa masat e para janë marrë nga vet ata duke bërë të mundur parandalimin e vërshimeve të vogla të ujërave.