Situata e reshjeve po vjen drejt agravimit në shumë zona të vendit. Këto janë pamjet e ndërhyrjes në me një eskavator në lumin Zez të Fushë Krujës në orët e mbrëmjes, ku dalja nga shtrati kërcënon dhjetëra banesa.
Banorët bllokuan me thasë rëre katet e para për të penguar hyrjen e ujit. Sipërfaqe të mëdha tokash bujqësore raportohet të jenë nën ujë edhe në Gjirokastër dhe zonën e Nënshkodrës, ku në disa zona mungon energjia elektrike.
Në Shkodër 3 elektriçistë ranë në kontakt me energjinë, gjatë përpjekjeve për rivënë në punë nënstacionin e lagjes "Skënderbeg" dhe pësuan djegie.
Nga kontaktet me energjinë humbi jetën edhe një elektriçist në Fier.
Në fshatin Arap i Poshtëm të Dibrës raportohet për dy banesa të dëmtuara.
Në Orikum, Radhimë e Tragjas të Vlorës është ndërprerë furnizimi me energji që prej të mërkurës në mbrëmje. Pa energji janë rreth 75,000 mijë abonentë, ndërsa jashtë funklsionit janë 62 fidera.
Zyrtarisht raportohet se janë evakuuar 20 persona në Gjirokastër dhe 7 në Berat.
Frika më e madhe është për daljen nga shtrati i lumit Vjosë.
Më herët, reshjet e shiut të favorizuara edhe nga era e fortë çuan në paralizimin e trafikut detar. Për tre ditë, asnjë mjet lundrues nuk do të lejohet që të dalë në det nga Porti i Vlorës. Është paralizuar ndërkohë edhe lëvizja e trageteve të linjës Sarandë - Korfuz, për shkak të situatës së rënduar nga reshje me intesitet dhe erë të fortë.
Edhe në Durrës puna në sektorin e ngarkim - shkarkimit u ndërpre.
Situata e motit të keq me reshje të dendura shiu do të jetë prezente deri mesditën e të premtes.
Sinoptikanët thonë se sasia e rreshjve që pritet të regjistrohet në dy ditë, është thuajse e barabartë me sasinë e rreshjeve që bien gjatë një muaji.
Tv Klan