Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Lumi Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati, pasi niveli i ujit ka nisur të rritet me 20 cm kub në orë, ndërsa pritet të nisë evakuimi i banorëve të cilët janë brenda trajektores së rrëzikut për shkak të vërshimit të lumit.
Alarmi jepet nga kreu i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli.
Në terren është aktualisht i gjithë Shtabi i Emergjencave Civile, kryesuar nga prefekti i qarkut të Vlorës, Flamur Mamaj, i cili pritet të nisë pas pak një mbledhjr të grupit të punës.
Shtabi i Emergjancave të Vlorës është aktualisht duke kordinuar punën edhe me qarkun e Fierit.
Brenda dy orëve në vijim pritet të nisë edhe evakuimi i gjësë se gjallë në Novoselë, Fitore, Bishan etj.
Për më shumë lexoni në: http://145.239.2.153/article/alarmi-vjosa-rrezikon-daljen-nga-shtrati-pritet-te-nise-evakuimi