Rudina/ “Akuzat per perdhunim”, flet Leonard Bombaj dhe bashkëshortja (30.11.17)

RTV KLAN 2018-05-09

Views 6

Regjisori Leonard Bombaj dhe bashkëshortja e tij Esmeralda Blaceri ishin sot në studion e ?Rudina?, në një rrëfim ndryshe.
Çifti rrëfeu historinë e dashurisë, ndërkohë që nuk kaloi pa u prekur edhe ngjarja që bëri bujë në rrjetet sociale ku Bombaj akuzohej për përdhunimin e një nxënësje të akademisë së tij artistike.
Sipas regjisorit kjo histori rrodhi nga etja e madhe për famë dhe nga mendësia e një adoleshenti.
?Unë e kapërceva këtë histori brenda 24 orëve. Ishte një histori shumë e shkurtër. Ishte etja e madhe për të qenë dikushi dhe i famshëm dhe mund të përfshinte lloj-lloj hakmarrjesh brenda, përfshihej edhe mendësia e një adoleshenti. Leonardi nuk hoqi dorë nga gjërat, madje as nga kërcënimet të cilat kishin nisur shumë kohë më para se të dilnin në media. Kanë qenë që do të shkatërrojmë këtë, do të bëjmë atë... Arsyeja e gjithë kësaj ishte rreziku i famës që po ikte se kjo ishte gjëja që unë kisha filluar të bëja, kisha filluar të prisja lidhjet kur dikush përdorte famën për të shkuar diku. Ajo që do të kisha bërë ndryshe në këtë histori është që do kisha qenë pak më vigjilent para se të ndodhnin gjërat., kur të tjerët kishin filluar të kishin një jetë të dyfishtë. Por për mënyrën se si veprova prokurori më tha që shumë shumë të tjerë do ta kishin kaluar në heshtje. Megjithatë nuk mendoj se do të kisha bërë zgjedhje tjetër, po kështu do kisha vepruar se doja që të dilte e vërteta ashtu siç ishte?, tha Bombaj.
Ndërkohë bashkëshortja e tij tha se lajmin e ka mësuar kur ishte 9 muajshe shtatzënë me vajzën. Sipas saj kjo histori ka qenë shumë e fortë.
?Për mua ka qenë shumë e vështirë, unë u njoha me historinë kur isha 9 muajshe shtatzënë me vajzën, por them që Zoti na do përderisa na jep sfida të tilla. Kjo histori ka qenë shumë private dhe shumë e fortë dhe ne nuk kemi dashur ta ndajmë. Por them që në sjellje me personin deri kur ndodhi kjo gjë nuk do të kisha ndryshuar asgjë. Ne thjeshtë kemi gabuar person dhe kemi qenë të pakujdesshëm. Pra gjithë ai përkushtim i duhej dhënë dikujt tjetër. Ne e donim aq shumë personin në fjalë sa shpesh përdornim fjalët: Do ta adoptoj?, tha Blaceri.

Share This Video


Download

  
Report form