Report TV - Moti, Prençi: Të premte e të shtunë, intensifikim i reshjeve

Report TV 2018-05-09

Views 0

Drejtori i përgjithshëm i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, duke bërë një tablo të situatës së motit të keq ka deklaruar se aktualisht në vend bien reshje mesatare, por ato pritet të intensifikohen në ditët e ardhshme dhe do të shkaktojnë probleme kryesisht në jug të vendit.
?Shërbimet meteorologjike vendase dhe të huaja kanë dhënë informacion të detajuar mbi situatën e pritshme, kryesisht për zonën jug-perëndimore. Në vijim të natës së sotme dhe datës 1 dhjetor do të ketë mbi 110 milimetra reshje nga 35 mm që kanë qenë në 24 orët e kaluara?, ka deklaruar Prençi.

Duke folur për "Report TV", zyrtari i lartë ka paralajmëruar se, rrjedhimisht do të ketë edhe prurje të lumenjve të vendit, nga të cilët Semani dhe Vjosa pritet të kenë më të mëdhatë. Ndërkohë, rreziku më i madh pritet të vijë nga lumenjtë malorë, të cilët vërshojnë intensivisht në një kohë shumë të shkurtër.

Share This Video


Download

  
Report form