Tiranë- Të ndarë, në konflikt edhe gjatë pushimeve, me sfida momentale dhe me betejën elektorale në fund të majit, 140 deputetë do të hyjnë të hënën në seancën plenare për të nisur sesionin e tretë të kësaj legjislaturë.
Por cilat janë përballjet dhe pikëpyetjet më të mëdha të këtij sesioni? Gazetarja e Report TV Esiona Konomi ishte sot brenda ambienteve të Kuvendit të Shqipërisë për të përcjellë pritshmërinë mbi foltoren e parlamentit, temperaturën mbi karrigen e Ramës dhe peshën e podiumit të Ruçit.
?Të hënën e 3 shtatorit, në orën 17:00 Kuvendi i Shqipërisë do të çelë punimet për sesionin e tretë të legjislaturës së 9-të. Ky vit politik përkon edhe me një vit elektoral, çka e bën më të nxehtë debatin e pritshëm në këtë sallë.
Nga kjo foltore, Mazhoranca dhe opozita, Edi Rama dhe Lulzim Basha do t?i lënë vendin njëri-tjetrit për akuza e kundër akuza. Kauza kryesore e PD-së është lidhja e pretenduar e krimit me qeverinë, që PD e legjitimon me dy raste: lidhjet e pretenduara mes Edmond Begës dhe Taulant Ballës, si dhe ngjarja më e fundit, goditja me breshëri plumbash e banesës së gazetares Klodiana Lala. Reforma zgjedhore është kryefjale e këtij sesioni. Ajo parashikohet të mbyllet në dhjetor dhe do të dëshmojë nëse politika do ta ja dalë të ketë konsensus.
Në tryezën e Gramoz Ruçit, veç Kushtetutës dhe fletës së votimit ndodhet dhe kalendari i punimeve të Kuvendit. Pika më e nxehtë e kalendarit është data për rivotimin e ligjit për teatrin pasi një dekret presidencial e riktheu për votim. Ndërkohë është interesante për të parë nëse do të vendoset votimi i Kodit Ajëror, Kodit Rrugor dhe ligjit për magjistraturën që kërkojnë 84 vota dhe që nuk i ka e vetme opozita.