Djegiet e mbetjeve në Fier, Basha: Pas koncesionarit Ahmetaj: Rama: Transparente

Ora News Lajme 2018-05-09

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Lulzim Basha dhe Edi Rama janë përfshirë në replika të vazhdueshme në seancë plenare.

Kryetari i PD akuzoi qeverinë se i ka dhënë koncensionin e djegies së mbetjeve në Fier, një kompanie fantazëm, por Edi Rama tha se gjithçka është transparente.

Sipas Bashës, fëmijët që vuajnë për bukën e gojës në Bulqizë, janë pasojë e shpërdorimit të parave, por Rama tha se keqmenaxhimi i koncensionarit në këtë zonë, ka sjellë atë situatë.

Basha: Po këto ditë një kompani fantazëm të cilës qeveria i ka dhënë koncesionin e djegies së plehrave në Fier mori 4.8 milion euro nga buxheti i shtetit pa bërë asgjë.

Rama: Lidhur me inmpiantin e mbetjeve në Fier se kam dhe Lefter Kokën, të çohet dhe të flasë se është një politikë që e kemi bërë së bashku dhe ka shpëtuar ata zgjedhësit e tu që të kanë dhënë votën në Elbasan zotërisë tënde. Shkoje dhe i merrje votat në renë e plehrave. Çdo pasdite digjeshin plehrat dhe mbulohej qyteti me re, nuk është më reja aty, si iku? Iku me Republikën e Re? Jo. Iku sepse atje u bë ai investim, që është investim ekselence.

Për më shumë lexoni në: http://145.239.2.153/article/djegiet-e-mbetjeve-ne-fier-basha-pas-koncesionarit-ahmetaj-rama-transparente

Share This Video


Download

  
Report form