Policia e Vlorës ka publikuar pamjet e vjedhjes së një supermarketi në lagjen ?Hajro Çakërri? në qytetin bregdetar.
Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë, ndërsa dje uniformat blu kanë arrestuar autorin e dyshuar. Ai është Pjetro (Marjan) Mecaj 22 vjeç.
Gjatë kontrollit që policia ka ushtruar në katin e tretë të banesës së tij në lagjen ''10 Korriku'', i ka gjetur sendet që ka përdorur për grabitjen e dyshuar. U sekuestruan 3 thika, maskat, veshjet dhe kasa e vjedhur.
Gjithashtu në banesë iu gjet edhe një sasi kanabisi, 5.7 kg kanabis, 2 fidanë kanabis e kultivuar në vazo lulesh dhe fara të bimës narkotike.