Report TV - PD publikon 16 amendametet e depozituara nė Kuvend

Report TV 2018-05-09

Views 0

Partia Demokratike ka vendosur sot në mbledhjen e grupit parlamentar të bëjë 16 propozime për buxhetin e ardhshëm. Një pjesën e mirë e propozimeve janë të fokusuara për pronën bujqësore, taksa për banesat ku PD ka kërkuar taksimin e vetëm njërës dhe jo të dyja siç parashikon pr/ligji.
Demokratët propozojnë rikthimin e taksës së sheshtë 9%. Gjithashtu debate priten dhe për TVSH-në e biznesit të vogël. Gjithashtu, PD ka propozuar një amendament edhe për zhvendosjen e fondeve në drejtim të sektorëve më problematikë të vendit si dhe shkurtimin e shpenzimeve të luksit në administratë.

Seanca e ditës së nesërme, ku pritet të diskutohet dhe miratohet nen për nen projektbuxheti i shtetit për vitin 2018, do të jetë maratonë dhe pritet të ketë debate të nxehta. Projektbuxheti dhe Paketa Fiskale për vitin e ardhshëm do diskutohen dhe miratohen nen për nen nesër në seancën maratonë të Kuvendit.

Share This Video


Download

  
Report form