Durrës.
Operacion policor I koduar" Rakordimi".
Operacioni nga Komisariati I Policisë Durrës dhe Shijak.
Arrestohen në flagrancë dy shtetas, të dyshuar si autorë të disa vjedhjeve.
Sekuestrohen armë, municione luftarake, një automjet, fenelina policie dhe karta telefoni të kompanive të ndryshme.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, pas një pune intensive dhe të mirëorganzuar kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar
"Rakordimi" duke vënë në pranga dy shtetas, si autorë të dyshuar të disa vjedhjeve.
Janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
? Hamid Bala 28 vjeç, banues në Karpen, Maminas, i dënuar më parë për veprat penale" Plagosja", "Armëbajtje pa leje"dhe "Vjedhje të energjisë elektrike".
? E. B. 16 vjeç, banues në Karpen, Maminas, i dënuar më pare.
Grupi hetimor ka zbardhur dhe dokumentuar rme prova shkencore dhe procedurale se shtetasit e mësipërm (vëllezër) janë autorë të dyshuar të vjedhjes së magazinës së shtetasit E. Z. , vjedhjes së servisit së shtetasit M.N. ku kanë vjedhur vlera monetare, sende të ndryshme materiale, telefona celularë dhe vjedhjes së një çante, marsup shtetasit S.B.