Dy ditë pas grabitjes në fshatin Qinam të Zall Herrit, policia e Tiranës ka bërë të ditur se janë arrestuar tre autorët e dyshuar të ngjarjes.
Në një dalje për mediat, Drejtori i Policisë së Tiranës Rebani Jaupi dha detajet për operacionin e arrestimi. Ai tha se autorët janë një 29 vjeçar me iniciale J.A., si organizator dhe dy vëllezër të moshës 20 dhe 26 vjeç.