Report TV - Bashkëshortja e 69 vjecarit të humbur apel për ndihmë

Report TV 2018-05-09

Views 2

Prej 2 javës familja Loshi nga Tirana jeton mes ankthit dhe pritjes për kryefamiljarin e saj Hasim Loshi. 69 vjeçari që vuante nga skleroza humbi kontaktet rreth 2 javë më parë, ndërkohë që familjarët nuk kanë asnjë të dhënë rreth vendodhjes së tij.

?Hasimi vuante nga skleroza, nuk kishte kujtesë, nuk mbante mend emrin e vetë as shtëpinë që tu thoshte të tjerëve adresën.
Thjesht ikte dhe vinte, nuk ka ndodhur ndonjëherë që të mos kthehej në shtëpi, atë ditë iku dhe nuk u kthye më,? tregon bashkëshortja Zhaneta Loshi.

Prej 2 javësh sytë e Zhanetës janë mbërthyer tek dera e shtëpisë dhe telefoni. Ishte data 10 nëntor kur bashkëshorti i saj 69 vjeçar, Hasan Loshi, doli nga shtëpia, por nuk u kthye. E fundit herë kur u pa ishte fusha e Ali Demit, aty ku banojnë prej shumë vitesh.

?Siç ikte përherë te njerëzit e vet dhe kthehej, ndërsa atë ditë nuk u kthye, nuk e dimë se çfarë drejtimi ka marrë, kishte veshur një palë pantallona të zeza, një bluze ngjyrë banane me kopsa dhe një xhaketë gri, është i gjatë me flokë të bardha dhe mban syze,? shpjegon bashkëshortja.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS