A1 Report - Ndihmë! Duam të vimë në atdhe Apel nga Mynihu i azilkërkuesve

Report TV 2015-08-22

Views 5

TIRANË - ?Ajo që duam është vetëm të kthehemi në Shqipëri. Ju lutem na ndihmoni?. Është ky apeli që i ka dërguar ambasadës gjermane një familje shqiptare e cila mori rrugën drejt Mynihut me shpresën për të përfituar azil ekonomik. Shpenzuan të gjitha paratë për të shkuar në Gjermani, por prekja nga afër e atij realiteti, e ka zhgënjyer familjen shqiptare me dy fëmijë të vegjël e një grua të moshuar aq sa kërkojnë të kthehen në atdhe. ?Gjërat nuk janë si na thonin të tjerët kur ishim në Shqipëri?, i shkruan ambasadës familja shqiptare, e cila i kërkon ndihmë selisë diplomatike për t?i mundësuar lekët për biletat e kthimit pasi kanë mbetur trokë dhe ende nuk kanë marrë paratë ndihmë që i jepen azilkërkuesve.

?Përshëndetje, ne jemi një familje shqiptare. Para disa ditësh mbërritëm në Gjermani dhe aplikuam për azil në Mynih (München). Tre ditë më pas u transferuam në Eisenberg. Këtu po shohim se gjërat nuk janë ashtu si na thonin të tjerët kur ishim në Shqipëri. Duam të kthehemi përsëri në vendin tonë pasi kemi dy fëmijë të mitur dhe një grua të moshuar, të cilët qajnë gjithë ditën. Administrata e azilit këtu na thotë se duhet të presim katër javë dhe duhet të paguajmë vetë biletat e kthimit. Por ne i kemi shpenzuar të gjitha paratë për të ardhur këtu dhe ndërkohë nuk kemi marrë para ndihmë. Ajo çka duam është vetëm të kthehemi në Shqipëri. Ju lutem na ndihmoni!

Ndërsa familje të tilla shqiptare nisen drejt Gjermanisë me shpresë për të marrë statusin e azilantit ekonomik dhe për të nisur atje një punë, Berlini zyrtar jep përgjigje të qartë: Nuk ka azil ekonomik!

Qëndrim i cili është ritheksuar edhe këtë të martë nga ambasada gjermane në Tiranë, e cila thotë se të mërkurën dhe të enjten do të kthehen në atdhe me dy avionë charter 195 azilkërkues shqiptarë. 70 prej tyre janë dënuar nga Gjermania pasi kanë shkelur rregullat e qëndrimit, ndërsa 125 shqiptarë të tjerë do të kthehen vullnetarisht.

Në kuadër të marrëveshjes së arritur me Shqipërinë për përshpejtimin e shqyrtimit të kërkesave të azilantëve shqiptarë, pritet që brenda gushtit të jene kthyer në atdhe të gjithë personat që kanë aplikuar për azil ekonomik.

Ambasada sqaron në njoftimin e saj zyrtar, se shpenzimet për kthimin në atdhe duhet ?i paguajnë vetë azilkërkuesit, pasi bileta e avionit dhe shpenzimet e tjera të udhëtimit drejt Shqipërisë, janë më të mëdha se ndihma që marrin azilkërkuesit në Gjermani.

Share This Video


Download

  
Report form