Gjatë ditës së sotme pritet mbledhja e qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës në Korçë. Në fokus të këtij takimi do të jenë një sërë çështje të rëndësishme për ekonominë dhe fusha të tjera.
Mbledhja e parë u zhvillua në Prizren më 11 janar 2014, ku në atë kohë kyreministër i Kosovës ishte Hashim Thaçi. Mbledhja e dytë e përbashkët u zhvillua më 23 mars 2015, këtë herë në Tiranë, ku qeveria e Kosovës prezantohej me Isa Mustafën.
Në 3 qershor 2016 dy qeveritë u mblodhën përsëri, për të tretën herë në Prishtinë. Sot është mbledhja e katërt midis qeverive, kësaj radhe qeveria e Kosovës përfaqësohet nga Ramush Haradinaj.