Muja: Mbledhja e dy qeverive, me simbolikë të fortë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
135 vjet pas Lidhjes Shqiptare të Prizrenit; drejtuesit e dy shteteve shqiptare do të mblidhen të shtunën në orën 11:00 për të ndërmarrë vendime të përbashkëta. Për kryetarin e komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, kjo mbledhje e parë e dy qeverive ka një simbolikë të fortë pasi shqiptarët e Kosovës dhe të Tiranës po ecin në një rrugë të përbashkët drejt Bashkimit Europian. "Na gëzon fakti që po takohen qeveritë e dy shteteve shqiptare dhe po ecin në drejtim të BE-së dhe do trajtojnë probleme të interesit kombëtar. Vija ndarëse mes Kosovës dhe Shqipërisë do të zbehet me vullnetin me të mire të dy vendeve tona". Sipas kreut të komunës së Prizrenit edhe pse ndryshimi i kufijve në Ballkan nuk mund të realizohet; shqiptarët po ecin tashmë drejt bashkimit. "Une besoj se ne jemi në rruge të mbarë. Nuk do të na ndalë asgjë për bashkimin e mbarë kombit edhe pse jo në mënyrën klasike, në mënyra të tjera". Ideja e mbajtjes së mbledhjeve të përbashkëta mes dy qeverive, u hodh nga kryeministri Edi Rama pas 23 qershorit dhe u mirëprit nga qeveria e Kosovës; ndërkohë që një mbledhje e ngjashme pritet të organizohet edhe me Maqedoninë. Në prag të mbledhjes së parë të përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Kosovës në qytetin e Prizrenit, zbardhen dhe detaje të këtij takimi. Në faqen e saj në internet, qeveria e Kosovës njofton se kjo mbledhje do të hapet me fjalimin e kryeministrave, Hashim Thaçi e Edi Rama. Më pas, në mesditë në kompleksin Lidhja Shqiptare e Prizrenit do të bëhet dhe nënshkrimi zyrtar i dokumentit për bashkëpunim dhe partneritet strategjik mes dy shteteve. Teme diskutimesh në këto mbledhje do të jene; lehtësimi i procedurave tregtare, çështjet e transportit, infrastrukturës dhe integrimit. Mbledhja e pare e përbashkët mes dy qeverive në Prizren do të mbyllet me një konferencë të përbashkët të dy kryeministrave.

Share This Video


Download

  
Report form