Ora News – Festat e Pavarësisë, Tirana vishet Kuq e Zi

Ora News Lajme 2018-05-09

Views 6

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeqyteti do të dominohet nga aktivitete të shumta për festat kombëtare të nëntorit por nuk do të ketë bllokime të akseve krysore për automjetet. Sheshi ?Nënë Tereza? do të qëndrojë disa orë pedonal për shkak të panairit, ndërsa aktivitetet do të përqëndrohen në parkun Rinia dhe Sheshi Skënderbej. Nata e bardhë do të kaloj në tingujt e muzikës pasi në shqipëri vjen këngëtarja Emili Sande.

Tirana veshi dekorin e saj kuq e zi për festat kombëtare të nëntorit. Në 105-vjetorin e Pavarësisë, qyteti do të dominohet nga aktivitetet përkujtimore, artistike dhe mjedisore. Aktivitetet nisin nga monumenti i pavarësisë në parkun Rinia dhe sipas drejtores së përgjithshme të promovimit të qytetit, Julinda Dhame do të vijojnë në qendër të qytetit.

Dhamo: Me datë 28 nëntor nisin aktivitetet te monumenti i shpalljes së Pavarësisë në orën 10:00 dhe më pas te sheshi ?Skënderbej? me ceremoninë e ngritjes së flamurit. Gjithashtu do luhet himni shqiptar ndryshe këtë vit, jo me bandën e qytetit por me 100 kitaristë të rinj, të cilët për herë të parë performojnë për himnin e flamurit. Në darkë e përfundojmë me operën ?Skënderbeu? e organizuar nga Teatri i Operës dhe Baletit.

Mbrëmja e datës 29 nëntor, që është dhe nata e bardhë pret qytetarët në sheshin Skënderbej ku do të performojë këngëtarja nga skocia Emili Sande.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/festat-e-pavaresise-tirana-vishet-kuq-e-zi

Share This Video


Download

  
Report form