Elbasani vishet kuq e zi - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-01

Views 7

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rrugë, ballkone dhe makina të veshura kuqezi, qytetarë te shumte që thërrasin për fitore: Kjo është atmosfera që të ofron qyteti i Elbasanit ketë te enjte. Tifozë shqiptarë të ardhur nga Kosova, Maqedonia dhe e gjithë bota, të cilët edhe pse nuk kanë mundur të sigurojnë bileta për ndeshjen, kane vendosur ta shohin atë në lokalet e qytetit. Për ta sot ndeshja është gjëja më e rëndësishme. Situata pritet të ndizet akoma më shumë në orët e pasdrekes. Përgatitjet për ndeshjen me Serbinë kane paralizuar qarkullimin edhe ne Tirane. Sheshi pranë Akademisë se Arteve dhe ai pranë hotel ?Sheraton? janë bllokuar nga policia ne kuadër te planit te masave. Ndërkohe per tregtaret ambulante qe shesin flamuj dhe veshje me simbolet kombëtare, kjo është nje dite me fat, sepse mund te fitojnë edhe me shume. Numri i te ardhurve nga trojet shqiptare dhe nga diaspora për ndeshjen Shqipëri-Serbi është shume i madh. Ka nga ata qe kane udhëtuar gjate per te mbërritur deri ne Tirane. Ndërkohë në pikën kufitare të Qafe Thanës, rreth 1500 shqiptarë nga Struga, Ohri, Kumanova, Kërcova dhe shume qytete të tjera të Maqedonisë kanë kaluar kufirin në drejtim të Elbasanit për të ndjekur ndeshjen Shqipëri-Serbi. Burime nga policia bëjnë me dije se janë shtuar masat e sigurisë dhe kontrollet në te gjitha pikat e kalimit kufitar.

Share This Video


Download

  
Report form