Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN
Kronikë më e plotë: http://tvklan.al/e-diela-shqiptare-emisioni-12-sezoni-10/
Në rubrikën ?Shihemi në gjyq? tek ?E diela shqiptare? në Tv Klan u trajtua problemi mes nuses dhe vjehrrit. Arsyeja është një pronë. Floresha Vlashi nga Gramshi rrëfen se arsyeja pse do ta nxjerrë vjehrrin nga shtëpia është sepse ai ka ndërruar tokën pasi viteve '91, por nuk disponon asnjë dokument.
Debati i plotë:
Floresha Vlashi: Si ta morën tokën, ke firmosur në ndonjë vend, ke bërë dallavere në ndonjë vend.
Qerimi Vlashi : Nuk kam bërë asnjë dallavere, por ule zërin.
Floresha Vlashi: Do përgjigjesh deri në fund. Unë nuk i le fëmijët që të më vriten nesër. Sot ka ardhur personi tjetër dhe më kërcënon, madje ka marrë dhe policinë dhe na kërkon të dalim, pasi thotë së është toka ime.
Eni Çobani: Ju jeni kryefamiljari i familjes dhe në vitin ?91 keni përfituar një tokë me ligjin 7501 dhe unë kam këtu aktin e tokës suaj me emrin Qerim Qamil Vlashi që jeni ju. Ju keni një sipërfaqe toke 10 450 metër katrorë, në këtë kohë kjo ka qenë në familjen tuaj bujqësore?
Qerim Vlashi: Kam qenë unë...
Eni Çobani: Juve sigurisht, por keni pasur dhe persona të tjerë në shtëpi?
Floresha Vlashi: Kanë qenë 7 veta sepse njëra nuk ka pasur tokë.
Eni Çobani: Zoti Qerim juve keni bërë ndonjë pjesëtim të pasurisë?
Qerim Vlashi : Ne e ndamë me 7501-shin, aty ku kisha një dynym unë kishte dhe Aliu, zotëria që po flasim. E ndërruam atë tokë më një dynym, e kam ndërruar pa letra. Ai e zaptoi.
Eni Çobani: Pra e pranon që e ke ndërruar?
Qerim Vlashi: E kam ndërruar pa letra dhe nëse e ke ndërruar nuk mund t?i biesh në qafë atij tjetrit dhe nuk mund t?i thuash që e ka zaptuar.
Eni Çobani: Keni ndërmarrë ndonjëherë ta mblidhni familjen tuaj dhe t?i thoni hajdeni o fëmijë të bëjmë një pjesëtim familjar?
Floresha Vlashi: Pse nuk e keni bërë?
Eni Çobani: Zoti Qerimi nuk është vetëm gabimi juaj...
Floresha Vlashi: Atij ia kanë dhënë numrin e tokës, ata me ato numra pronësie e kanë zhvendosur në një vend tjetër. Kur shkoj unë kërkoj certifikatën e tokës ata ma japin në një vend tjetër.
Eni Çobani: Për të kuptuar më mirë juve keni një sasi të madhe tokë, të gjitha pjesët janë në rregull në flasim vetëm për dy pjesë.
Floresha Vlashi: Flasim vetëm për dy pjesë që kanë të njëjtin pjesë 22/12 dhe 22/2. Ato kanë patur të njëjtin numër pasurie, 22/2 dhe 22/1, ata kanë bërë ndërrim.
Eni Çobani: Kush e ka bërë këtë regjistrim?
Floresha Vlashi: Unë nuk mund t?i bëj, ose ka vënë ndonjë firmë ky.
Qerimi Vlashi: Unë nuk kam vënë firmë.
Eni Çobani: Floresha në aktin e marrjes së tokës në pronësi që është bërë shumë vite më parë, po ta shikosh me sy të lirë ka një korrigjim të numrave. Unë dua të kuptoj vetëm një gjë në të dy pasuritë për të cilat ju flisni është një emër Vioishti është njësoj në të dyja. Tani unë dua të kuptoj ku ndodhet?
Floresha Vlashi: Asaj i është thënë emrin nga ë ka qenë një l...