E diela shqiptare - Shihemi ne gjyq! (19 nentor 2017)

RTV KLAN 2018-05-09

Views 1

Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN

Kronikë më e plotë: http://tvklan.al/e-diela-shqiptare-emisioni-11-sezoni-10/

Një rubrikën ?Shihemi në gjyq? në ?E diela shqiptare? tek Tv Klan u trajtua problemi i pronësisë i familjes Çala. Njëra prej vajzave të familjes, Nikoleta rrëfeu gjithë peripecitë e jetës dhe tani kërkon që të marrë tokën, të cilën vëllezërit nuk ja japin. Ajo thotë se mamanë që e ka mbajtur gjatë gjithë këtyre viteve me vështirësi, nuk ka më mundësi ta mbajë pasi nuk ja di për nder ato që ka kaluar.

Nikoleta ka tre fëmijë dhe është martuar e divorcuar dy herë. Në historinë e tyre të familjes ekziston edhe hasmëria, pasi njëri prej vëllezërve i është vrarë pikërisht për këtë shkak.

Nikoleta: Unë jam Nikoleta Çala, vij nga fshati Rërës, zona Kutalliajt rrethi Berat. Unë jam divorcuar deri në vitet ?97 dhe jam ndarë për çështje hasmërie. Na vranë vëllanë atëherë dhe burri nuk vinte se kishte frikë të hynte dhe të dilte. Unë kam qenë e sëmurë me regjim shtrati dhe shkoj te prindërit. Dhe kur kam lindur vajzën time i them prindërëve që mos u bëni me ata, të rrinin me mua. Kurse këta më thanë që do na mbash ti. Me një fjalë, nëna me babanë u bë me vëllanë, me Pëllumbin. Se i vogli u tha që do t?u mbaj unë, por nuk i mbajti deri në fund i mbajti sa punuan që ishin mirë me shëndet. Kur u bënë për ilaçe, për gjilpëra, për gjilpëra për shërbim, i la. Atëherë dhe unë ju them që nuk do t?ju mbaj.

Zonja Zenepe: Jo Nikoleta se djemtë më mbanin mua, po ti s?të vajti fati keq dhe edhe u bëra me ty unë. Djemtë i kisha të mirë unë.

Nikoleta: Po t?i kishe të mirë nuk të nxirrnin në rrugë. Unë të mora, ju mbajta. Vdiq babai u turrën dhe te tokat. Unë vuajta, pa shtëpi, pa gjë. Vëllai im mori dhe shtëpitë që bëmë bashkë, shtëpi të reja dhe pastaj tha unë nuk ju mbaj. Unë u martova për së dyti se këta u bënë me ata. Punoja te toka, punoja te shtëpia dhe qeshnin me mua. Ajo nuk di, vetëm gomarin me një vesh di.

Eni Çobani: Janë të vërteta këto që thotë vajza?

Zonja Zenepe: Janë shumë të vërteta, por unë i kam fëmijë e nuk i hedh poshtë. Më vjen zor për fëmijët t?i poshtëroj. Të tëra janë të vërteta.

Eni Çobani: Pse ju sot jeni kundër Nikoletës? E konsideroni atë që ju ka ndarë nga djemtë?

Zonja Zenepe: Edhe ajo është...

Nikoleta: Pasi vdes babai, bëhet varrimi e këto dhe direkt filloi sherri i tokës. Unë fillova me të denoncuar në polici.

Eni Çobani: Pse ka lindur ky konflikt, nga shtëpia e përbashkët e babait me vëllain? Dhe ju pas divorcit jeni futur sërish në shtëpinë e babait?

Nikoleta: Konflikti filloi kur vranë vëllanë, filloi si konflikt i vogël dhe u bë i rëndë. Unë u divorcova. Kam vuajtur shumë me çupar që i kam rritur, dhe me ilaçe.

Eni Çobani: Babai i vajzave, nuk ka pasur asnjë lidhje më me vajzat?

Nikoleta: Asnjë lidhje, as nuk e njohin fare. Dhe dy herë në spital që kam lindur më kanë parë këta. Vetëm punoja, shtëpi-punë, edhe bukën mezi e haja. Po unë punoja, merrja...

Share This Video


Download

  
Report form