Përplasje në LSI për mbetjet urbane

RTV KLAN 2018-05-09

Views 0

Çështja e menaxhimit te mbetjeve urbane shkakton përplasje brenda Lëvizjes Socialiste për Integrim. Kryetari i Grupit Parlamentar, Petrit Vasili në një postim ne Facebook shkruan se Strategjia e trajtimit të mbeturinave duke vënë në plan të parë djegien është tërësisht e gabuar dhe një skandal i bërë qëllimisht.

Vasili: ?Strategjia e trajtimit të mbeturinave duke vënë në plan të parë djegien (incenerimin) është tërësisht e gabuar, sigurisht qe kjo është bërë me qëllim. Kryeministri s?ka lënë vend duke folur dhe inauguruar këtë medemek kryevepër, që e ka gjetur vetëm ai. Kryeministri e ka kapur me qellim për bishti problemin shumë të rëndë të mbetjeve. Ai po zbaton të paren atë që duhet të bënte të fundit?.

Por ish-ministri i mjedisit Lefter Koka, anëtar i kryesisë së LSI i është përgjigjur ashpër Vasilit duke e konsideruar vendimin e qeverisë të drejtë dhe të rëndësishëm për t?i dhënë fund depozitimit dhe trajtimit të mbetjeve.

Koka: ?Nëse deri dje shpenzoheshin dhjetëra e qindra milionë euro, të siguruara në formë grantesh apo kredish për të prodhuar letra apo ndërtuar tek tuk ndonjë pseudo-landfill, që përveç kostos impresionuese të ndërtimit kërkonte prej bashkive tarifa depozitimi të papërballueshme për to, sot kemi një realitet krejt të ri?.

Vasili shkruan se mënyra e zgjedhur nga qeveria dëmton vendin, por Koka i përgjigjet me shifra.

Vasili: ?Kjo e fut ne rrugën me të keqe trajtimin e mbetjeve, gjë që e dëmton rendë vendin për sot dhe për dhjetëra vjet në të ardhmen?.

Koka: ?Pseudolandfillet ? Jetëgjatësi deri në 10 vjet, kosto e lartë ndërtimi, tarifa depozitimi të papërballueshme nga bashkitë; pas 10 vitesh duhet ndërtuar landfill i ri për shkak të tejmbushjes duke e kthyer Shqipërinë në një varrezë landfillesh. Impiantet e Prodhimit ë Energjisë nga Mbetjet ? Jetëgjatësi +50 vjet, kosto ndërtimi më e ulët se ajo e zbatuar abuzivisht në disa qarqe të vendit për pseudo landfille. Krenar për këto impiante, i keqardhur për çdo miop që dëshiron ta shohë Shqipërinë varrezë masive landfillesh?.

Ish-ministri thotë se këto investime pas 7 vitesh u kalojnë për administrim bashkive, të cilat mund të përdorin të ardhurat për investim në pastrim dhe infrastrukturën e riciklimit.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form