Arrestimi 3 deputeteve të Vetëvendosje, Arbër Rexhaj: Mund të shmangej dhuna

Report TV 2018-05-09

Views 0

Deputetët që u arrestuan ditën e djeshme Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Donika- Kadaj-Bujupi, janë liruar nën masa të rrepta sigurie, për të tre është dhënë masa e sigurisë "arrest shtëpie." Pas vendimit të Gjykatës, deputetët janë përcjellë për në banesat e tyre, të shoqëruar nga automjetet e policisë.

Për Report Tv ka folur deputeti i Vetëvendosjes Arbër Rexhaj, duke thënë se tre deputetët që u arrestuan gjenden në arrest shtëpie, është përdorur dhunë policore, e cila mund të shmangej por ne kemi një pushtet i cili po dënon deputetët dhe aktivistët tanë.

?Nuk ka asnjë bazë ligjore për ndalimin dhe arrestimin e deputetëve, e quaj terrorizëm edhe pse dije e theksova të gjitha argumentat që ka përdorur Beqir Kallutra, gjyqtari i këtij sistemi kriminal.

Ata po mundohen me të gjitha mjetet që kanë në dispozicion për të dëmtuar Lëvizjen Vetëvendosjen, duke e paraqitur organizatën tonë sikur ne nuk veprojmë mbi bazën ligjore, ata e kanë të kotë, sepse Vetëvendosja por ne do jemi më pranë interesave të qytetarëve,? shpjegon deputeti Arbër Rexhaj.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS