Këngëtari Gjergj Leka është surprizuar sot nga bashkëshortja e tij Erisela në emisionin ?Rudina?.
I surprizuar Leka tha se bashkëshortja nuk është njeri i ekraneve dhe kërkoi të gjente arsyen se si është bindur për këtë videomesazh.
?Ky videomesazh është një surprizë për ty ashtu si edhe për mua. Ti gjithmonë ke ide të reja dhe kërkon perfeksion tek vetja. Të gjithë të njohin si kantautor, por unë të njoh si mik dhe si bashkëshort dhe të them që të dua shumë?, tha Erisela në videomesazh.