Regjizorja Inis Gjoni ishte sot e ftuar në emisionin ?Rudina? në Tv Klan.
Gjoni foli për veprën ?Çifti i çuditshëm?, ku pjesë e aktorëve është edhe mbesa e saj Ana Lika e cila luan për herë të parë në teatër.
?Ana Lika ka spikatur shumë herët, është aktore konkrete dhe kjo më pëlqen tek ajo. Ajo ka një lloj organiciteti që mua më pëlqen.
Për rreth dy vite ajo shfaqi veten në një spektakël humori. Kjo është dalja e parë e Anës në teatër, por komedia I rri shumë mirë dhe jam e sigurtë që do të dalë mirë?, tha Gjoni.
Ndërkohë gjatë emisionit mbesa Lika surprizoi tezen përmes një mesazhi ku tha ?live?, në emision akesën për Gjonin.
Ana Lika i kërkoi Gjonit të mos e lërë në mëngjes orarin e provave pasi nuk zgjohet dot herët.
?Ti nuk e prisje që unë të isha këtu por ja. Unë doja të thoja që të kam shumë xhan dhe ti e di këtë. Doja të thoja që je edhe regjizore shumë e mirë se është hera e parë që punoj me ty si regjizore, por edhe këtë e di. Kur më pyesin për raportin me Inisin unë di të them se është shumë delikat edhe I bukur, jo si mbesë dhe teze por shumë më shumë. Mos më nxirr bllof aty te ?Rudina?. Ankesë që kam, është për atë orarin e provave mos ta lësh në mëngjes se unë mezi zgjohem. Tani që tat hash publikisht besoj se do të ndërrosh mendje?, tha Ana në mesazhin për tezen.