Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ka reaguar sërish pas akuzave të hedhura nga opozita se ka bashkëpunuar me bandat kriminale për vjedhjen e votave në zgjedhjet e 25 qershorit. Dako i ka cilësuar thashetheme dhe baltosje akuzat e PD, duke thënë se është i qetë dhe vazhdon punën.
Dako i bëri këto deklarata, teksa po fliste në aksionin "Të pastrojmë Shqipërinë", ku ndër të tjera tha se akuzat e e PD janë mjerane, duke shtuar se do të përballet nëse është e nevojshme.
?Janë thashethemnajë. Këto janë sulme politike për të baltosur punën time. Jam i qetë dhe vazhdoj punën time. Nuk ka asgjë të vërtetë nga ato që thuhen për mua, opozita kërkon baltosjen e punës sime. Kam thënë dhe në reagimin tim në Facebook, nuk më trembin këto thashetheme?, deklaroi Dako.