Report TV - Veliaj: Ramës po i thonë, lër punën dhe nis fushatën në PS

Report TV 2016-03-04

Views 1

Kryebashkiaku Erion Veliaj i ftuar në 45 minuta të gazetarit Denis Minga në "Report TV" e cilëson të padobishëm debatin në Partinë Socialiste për zgjedhjen e kryetarit. Ish ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, foli për herë të parë edhe për organizimin brenda PS, ndërsa shtoi se Edi Ramës po i kërkojnë të lerë punën dhe të fillojë fushatën për kryetarin e PS, në një kohë kur ai fitoi bindshëm 2 herë zgjedhjet.

"S'ka propozim më qesharak se kur i thua kryeministrit lere punën dhe fillo fushatën e partisë, i cili jo vetëm mori mbështetjen e njerëzve të PS, por edhe të nja 700 mijë të tjerëve. Të merresh me fushatë në këto kushte, e shoh të padobishme, se është një njeri që solli fitoren në PS dhe fitoi dy herë zgjedhjet", u shpreh Veliaj.

Share This Video


Download

  
Report form