“Agjente e italianeve, gjurmohej ne çdo levizje”/ Dosja tronditese e Musine Kokalarit

RTV KLAN 2018-05-09

Views 5

E para femër shkrimtare në historinë e Shqipërisë. Ndër të parat gra që kishin studiuar në Europë, por fundi i saj ishte ndër më tragjikët që mund të imagjinohej. Pas shumë viteve në burg, ajo vdiq nga kanceri në Rrëshen ku ishte e internuar, duke mos pasur të drejtë të kurohej.

Në varrimin e saj nuk mori pjesë askush. Ajo u përcoll me karrocën e komunales nga dy punëtorët e varrezave. Vite më vonë, kur u zhvarros trupi i saj, u pa se duart i kishte të lidhura me tela me gjemba.

Në 100-vjetorin e lindjes se saj, publikohet për herë të parë dosja e ish- sigurimit të shtetit për të. Në një aktivitet, në kuadër të ditëve të kujtesës, studiues, familjarë dhe të njohur të Musine Kokalarit, morën dhe lexuan pjesë nga dosja e saj.

Kjo është hera e parë që këto dokumenta dalin në dritë pas shumë vitesh dhe tregojnë se si u akuzua si agjente e italianëve, u burgos e më pas u internua shkrimtarja dhe politikania Musine Kokalari.

Sigurimi i shtetit e ka ndjekur këmba-këmbës Musinenë, deri në ditët e fundit të jetës së saj, dhe kanë hartuar raporte të përpikta mbi çdo lëvizje që ajo bënte.

Ky ishte fati tragjik, i një prej femrave që vendosi t?i kundërvihej regjimit komunist, për të mbrojtur idealet e saj. Deri në fund të jetës ajo nuk pranoi se ishte fajtore,

?Komunistët më varrosën për së gjalli, se nuk iu kërkova falje në gjyq për aktivitetin tim. Dhe pse do të kërkoja falje??. Unë s´jam fajtore??.

Share This Video


Download

  
Report form