Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri Edi Rama ndodhet në një intervistë ekskluzive në ?360 Gradë? te Artur Zhejit në Ora News
Edi Rama: 40 subjekte që akuzohen për disa vepra, që nga skemat mashtruese tek skema e TVSh-së dhe evazionit fiscal. Vetëm në dy muajt e fundit për një shumë që kalon 4 miliardë lekë të reja, janë prej nesh dorëzuar për ndjekje penale. Ndërkohë që një numër të tjerash ka shkuar për ndjekje penale që në mandatin e shkuar dhe për fat të keq nuk ka ndodhur asgjë.
Artur Zheji: Keni ndonjë emër?
Edi Rama: Nuk dëshiroj të them emra, por emra kompanish të mëdha për skema mashtrimi e shmangie nga detyrimet. Të gjithë turfullima e kazanit se ne ju qepemi pas të vegjëlve e jo të mëdhejve është e pabazë pasi në vazhdimësi dhe në këtë fazë të luftës kundër informalitetit do ta thellojmë dhe më shumë .
Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/360-grade-40-subjekte-ne-prokurori-evazion-fiskal-ne-vlere-4-mld-leke