Ora News – Kryemadhi: Rama fsheh kryepolicët e kërkuar dhe banditët e drogës

Ora News Lajme 2018-05-09

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kremadhi bën përgjegjës kryeministrin Edi Rama se po fsheh të kërkuarit nga drejtësia. Gjatë një konference, kryetarja e LSI-së tha se Rama dhe bashkëpunëtori i tij siç e quan ajo, Saimir Tahirin, pengojnë arrestimin e vëllezërve Habilaj. Kjo bëhet sipas saj, për shkak se ata mund të flasin.

Kryemadhi: Urdhër-arrestet për tre ish-drejtues të lartë të Policisë së Shtetit janë faktet alarmante për të treguar se rendi nuk ekziston më në Shqipëri. Përfshirja në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike të kupolës së Policisë së Shtetit, faktojnë akuzat tona se narkoshteti nuk ka ndaluar aktivitetin e tij.

Me fshehjen që po ju bën tre të akuzuarve të drejtësisë, fakton para shqiptarëve se vijon të jetë pjesë e banditizmit të Habilajve apo të bandave të tjera.

Ky veprim i sotëm është në vazhdim të mbrojtjes së bandave të drogës dhe tregon se sot e kësaj dite nuk janë ndaluar dy vëllezërit Habilaj që janë në kërkim.

Ai së bashku me bashkëpunëtorin e tij Saimir Tahiri janë në dijeni të tyre dhe janë në dispozicion të fshehjes së tyre, kjo për faktin se kanë frikë se dikush nga ata flet, flet për çorbën që zien në kazanin e krimit që do të nxjerrë në krye të saj emrin e Edi Ramës.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/kryemadhi-rama-fsheh-kryepolicet-e-kerkuar-dhe-banditet-e-droges

Share This Video


Download

  
Report form