Protestuesit shpalosin pankartat, ironizojnë kryeministrin Rama për çështjet e drogës dhe krimit

Report TV 2018-05-11

Views 0

TIRANE- Të rinjtë e Forumit Rinor të PD e kanë nisur protestën e sotme me dy banderola dhe një kurorë me simbolikën e kanabisit dhe fotot e kryeministrit, ish-ministrit Tahiri, Balilit, Habilajt, Shullazit, Durim Keçit, Elvis Rroshit dhe Frrokut.

Këto simbolika me ironi janë zgjedhur nga demokratët për të protestuar para Kryeministrisë kundër qeverisë "Rama", që e akuzojnë për kanabizimin dhe kriminalizimin e vendit.

Pjesë e këtij instilacioni ishte edhe një divan, ku Edi Rama është i ulur me të njëjtët figura, pasi sipas PD i mbron me pushtetin e tij. ?Rama ka nisur marrjen e drejtesise nen kontroll. Disa prej tyre kane dale nga burgu, te tjere nuk kapen nga policia edhe pse u dihet vendndodhja dhe per pjesen tjeter po deshtohen hetimet? deklaron PD.

Share This Video


Download

  
Report form