Report TV - 'Habilaj'. të rejat për ish-zyrtaret e policisë Vlorë

Report TV 2018-05-09

Views 2

Operacioni për ndalimin e tre efektivëve të policisë, që dyshohet se kanë favorizuar bandën e Habilajve, mendohet se është dekonsipriuar. Ky operacion i drejtuar prej kryeprokurorit për krimet e Rënda ka dështuar duke mos arrestuar asnjë prej 3 efektivëve të policisë.
Ka qënë ora 10:30 e paradites së 22 nëntorit kur Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme i kanë mbërritur 2 urdhër ndalime dhe 1 urdhër arresti për izh-zyrtarët e Policisë së Vlorër.

Pavarësisht se bëhej fjalë për një urdhër arresti sekret ndaj Sokol Bodes dhe urdhër ndalimi po i fshehtë për Jaeld Çelën dhe Gjergji Kohilan, asnjëri prej tyre nuk është arrestuar. Ministria e Brendshme sqaron se SHÇBA ka filluar menjëherë procedurat për ndalimin e ish-zyrtarëve dhe operacioni drejtohej nga Kryeprokurori i Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj, por nuk ka rezultuar i suksesshëm, edhe sipas saj është mundur që sekuestrohen në banesat e personave të mësipërm në cilësinë e provave materiale, elementë që konsiderohen të rëndësishëm për hetimin.

Share This Video


Download

  
Report form