Ministria e Brendshme deklaron se ka n" />
Ministria e Brendshme deklaron se ka n"/>

Ora News – Dosja "Habilaj", e vërteta e urdhërndalimeve, dhe përjashtimi i ish shefave të policisë

Ora News Lajme 2018-05-09

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministria e Brendshme deklaron se ka nisur procedurat administrative për nxjerrjen e urdhrave të përjashtimit për ish shefat e policisë të shpallur në kërkim si persona që kanë lidhje me dosjen Habilaj.

Përmes një njoftimi për shtyp ministria e Brendshme tregon procesin nga momenti kur ka marrë në dorë urdhërndalimet dhe më pas kontrollet në banesë.

Data 22 nëntor 2017 ora 10:30 SHÇBA merr nga Prokuroria për Krimet e Rënda dy urdhra-ndalimi për Jaeld Çela, ish-Drejtor i Policisë Vendore Vlorë dhe Gjergj Kohila, ish-shef i Sektorit Kundër Krimit të Organizuar në Vlorë

Gjithashtu në dorë kanë marrë një vendim të Gjykatës për Krimet e Rënda, për masë sigurie në mungesë ?Arrest në burg? për Sokol Bode.

Urdhër-ndalimet mbajnë datën 21 nëntor 2017.

Urdhër për kontrollin e banesës

Gjithashtu janë marrë për ekzekutim edhe tre vendime të Gjykatës për Krimet e Rënda për ushtrim kontroll banese, mbi bazën e një procedimi të nisur në vitin 2016 nga Prokuroria për Krimet e Rënda, Tiranë.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/dosja-habilaj-e-verteta-e-urdherndalimeve-dhe-perjashtimit-te-ish-shefave-te-policise

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS