Ora News – Balla: Prokuroria të hetojë Bashën, kontrata me firmat e lobimit, shkelje të ligjit

Ora News Lajme 2018-05-09

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kontratat e lobimit të Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara janë cilësuar si shkelje të ligjit nga kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla. Balla kërkoi që prokuroria të hetojë mbi këtë rast si dhe që Lulzim Baha të sqarojë përgjegjësitë e tij

Pas publikimit të kontratave të lobimit të PD për zgjedhjet e 25 qershorit, kryetari i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla, në një konferencë për shtyp, i këkoi prokurorisë të nisë menjëherë hetimet për këto shuma parash duke kërkuar transparencë nga Lulzim Basha.

Balla: Duhet që menjëherë Lulzim Basha të sqarojë: Ku i ka gjetur Partia Demokratike dhe Lulzim Basha këto shuma marramendëse parash? 1 milion dollarë? Në mënyrë të menjëhershme, Prokuroria nuk duhet të vonohet por të fillojë menjëherë hetimin, sapo ky fakt është bërë publik nga rrjeti i Reporterëve Investigativë të Ballkanit.

Balla tha se kjo shumë është më e vogël se sa ka deklaruar Partia Demokratike në KQZ dhe në këto kushte është shkelur ligji.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/balla-prokuroria-te-hetoje-bashen-kontrata-me-firmat-e-lobimit-shkelje-te-ligjit

Share This Video


Download

  
Report form