Tregu i mediave, ai i naftës, sistemi bankar, rritja e çmimit të sigurimit të mjeteve, farmaceutikët, produktet ushqimore, por dhe koncesioni hekurudhor Ballsh Fier.
Kanë qenë këta sektorët kryesorë ku është shtrirë aktiviteti i Autoriteteit të Konkurrencës për vitin 2016. Raporti vjetor për vitin e shkuar është paraqitur sot në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë nga kreu i këtij Institucioni Juliana Latifi.
?Në vitin 2016 u monitoruan tregu i mediave audiovizive, tregu i shërbim cartifikimit të karburanteve dhe lëndëve të rrezikshme, tregu i prokurimit në fushën e teknologjisë së informacioni dhe komunikimit, tregu i karburanteve si dhe tregu farmaceutik?, u shpreh Latifi.