Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (ShÇBA), pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme po heton rrjedhjen e mundshme të informacionit lidhur me operacionin e arrestimit të tre ish drejtues dhe drejtues të policisë së shtetit.
Bëhet fjalë për Gjergj Kohila, Sokol Bode dhe Jaeld Cela.
Për ta ishte firmosur dje (22 nentor 2017) urdhërarresti por në momentin kur është nisur operacioni për ekzekutimin e tyre ata nuk janë gjetur në banesë.
Gazetarët e Ora News informojnë se SHÇBA ka nisur hetim për rrjedhje të mundshme informacioni për urdhër-arrestet. Objekt i hetimit është i gjithë grupi i oficerëve dhe punonjësve që kanë pasur dijeni për arrestet
Mbrëmë në emisionin "Arena" në Ora News gazetari Basir Çollaku dekaroi se ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka lidhje farefisnore me drejtuesit e policisë, ndaj të cilëve Prokuroria ka lëshuar urdhër-arreste mbrëmjen e sotme. Duke folur për kreun e Bashkisë së Durrësit, ai tha se prej të paktën 6 muaj prokurori Martini ka pasur të dhëna.
Për më shumë lexoni në: http://145.239.2.153/article/aksioni-arrestimin-e-tre-shefave-te-policise-mund-te-jete-dekonspiruar