Ata janë bërë për herë të parë anëtarë të Parlamentit Shqiptar, duke marrë mandatin e deputetit në zgjedhjet e 25 qershorit 2017, si pjesë e listës fituese të Partisë Socialiste, Partisë Demokratike, Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet. Pasuria e tyre, e zbardhur ekskluzivisht nga Shqiptarja.com, buron kryesisht nga pagat paralele, bizneset, projektet, shoqatat etj.
Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, deklaron apartament banimi në Tiranë, me sipërfaqe 152 m2, me vlerë 90 mijë euro. Zonja Duma e justifikon këtë shumë me kurimet, kontribut nga prindërit si dhe divident nga ortakëria në biznes. Deputetja e PD deklaron edhe një apartament në Durrës me vlerë 72 mijë euro, por kontrata e pronësisë së kësaj pasurie të paluajtshme është në proces gjyqësor.