Ora News – Editoriali nga Arena në Ora News/ Dosja Dako dhe historia e përgjimeve në Shqipëri

Ora News Lajme 2018-05-09

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ndërsa çështja Tahiri dhe përgjimet ndaj vëllezërve Habilaj janë ende në proces, opozita shqiptare ka hedhur një bombë tjetër: Sipas saj ekzistojnë përgjime mes Vangjush Dakos dhe kriminelëve për tendera në shkëmbim të votave. Është traileri i trillerit politik të radhës që ka hedhur në treg Partia Demokratike.

Publiku shqiptar është në pritje. Vangjush Dako nuk e ka për herë të parë që akuzohet. Përveç përfaljes për klientelizëm ai është akuzuar edhe për favorizim të njerëzve të dënuar nga drejtësia, siç ishte rasti i Lulzim Berishës.

Nëse do të ishte e vërtetë, qeveria Rama do të ishte realisht në vështirësi të madhe. Pasi favorizimi në ndarjen e fondeve publike për shqiptarët është një traditë tashmë e konsoliduar por në vendet fqinjë cilësohet si veprimtari e stilit mafioz. Në këtë rast Ramës nuk do ti bënin punë as numrat që ka në parlament dhe as dobësia e opozitës.

Historia jonë e afërt ka njohur raste ku mazhoranca ka qenë më e madhe dhe opozita më e shkërmoqur e megjithatë qeveria ka rënë. Në vitin 1997 Berisha edhe pse u zgjodh president, edhe pse kishte një supermaxhorancë në parlament, edhe pse socialistët ishin më dobët se kurrë dhe me kryetarin në burg, nuk ia doli të ndalonte kaosin. E paralajmëron edhe LSI këtë skenar.

Ndoshta pak si i ekzagjeruar parashikimi i saj, por gjithsesi vështirë të mendohet se Rama ka lepuj të tjerë në kapele që të hutojë shqiptarët nëse sa thonë kundërshtarët është e vërtetë.

Ndërkohë në krahun tjetër Vangjush Dako i hedh akuzuesve shaminë e sfidës duke kërkuar ballafaqim. Ngjan i sigurt në pastërtinë e vetes. Në fakt është njeriu që pavarësisht profilit publik të butë, ka ditur të mundë kundërshtarë të fortë qoftë në aleancë qoftë i vetëm.

Në zgjedhjet e fundit, edhe një personazh si Agron Duka që ka fituar sa herë ka dashur në zonën e Durrësit dhe në krushqi me vëllezërit Koka, deklaroi se ishte e pamundur të përballohej makineria elektorale e Vangjush Dakos.

Megjithatë ngjan se opozita ka shpresa të mëdha tek përgjimet. Skandale që lidhen me ato që shqiptarët i quajnë çimka, kanë rrëzuar presidentë amerikanë. Riçard Nikson e pësoi nga një aferë përgjimi, pavarësisht se rasti kishte të bënte me një përgjim të urdhëruar prej tij. Por thelbi moral është i njëjtë.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/pergjimet-e-pret-edi-ramen-fati-i-gruevskit

Share This Video


Download

  
Report form